shkrime që nuk do të duheshin të ishin shkruarshkrime që çuditem që unë i kam shkruarshkrime të miat, mos-qofshin të miatshkrime që frikësojnëunë në to
përmbledhje e shkrimeve që shkrova unëatyre që shkrova kur nuk isha nën ndikimin e alkoolite po atyre që shkrova kur isha nën ndikimin e alkoolitatyre që shkrova kur nuk mundja të qajae po atyre që shkrova kur nuk kisha nevojë të qaja
për të shkruar diçka
në pjesën e parë janë shkrimet që nuk do të duheshin të ishin shkruar, shkrime të cilat fillojnë me tentimin tim për të filluar për të shkruar, vazhdojnë me tentim-njohje të vetes dhe vazhdojnë duke pasqyruar shumë gjëra, por asnjëherë gjëra vetëm, të pastërta të bukura. në këtë pjesë të parë pasqyrohet më së bukuri dhimbja, dhe mos-njohja. pasqyrohet urrejtja ndaj jetës, e shumë herë sa bukur do të kishte qenë për të vdekur, e në këtë pjesë pasqyrohet një ndjenjë e rëndë ndaj së bukurës. por, për ata të guximshmit, edhe në këtë pjesë, në mes rreshtash ka gjëra të bukura, për të cilat ia vlen të shkruash e të jetosh. në këtë pjesë gjendet shumë dashuri, por dashuri me dhimbje, e cila trajtohet aq me delikatesë.
në këtë pjesë të parë të shkrimeve të mia, fillojmë nga një datë shumë e çuditshme, diçka e çuditshme e shkruar në atë datë dhe përfundojmë me nevojën për të u ndal së shkruari, ashtu siç shprehet në këta rreshta:
“...gjërat që nuk do të duheshin të ishin ndjerëas për mungesë të së vërtetës.”
e kjo pjesë e pasqyron një rrugë të gjatë timen të luftës për të gjetur diçka timen, e për të njohur atë që është e imja. kjo pjesë pasqyrohet me reflektimin e dorës së parë të ngjarjeve që e shënuan më së shumti atë që jam, që nuk do të duhej të ishte, sikurse vetëm shkrimet e kësaj pjese që janë shkruar, por që nuk do të duhej të ishin shkruar. e kjo pjesë tregon shumë, e është shpresë për të përfunduar dikur.
kjo pjesë është e shkruar në një periudhë mbi 5 vjeçare, duke filluar në dhjetor të 2013’tës dhe duke përfunduar në gusht të 2019’tës. periudhë e gjatë, dhe shumë e shkurtër për gjithçka që ndodhi gjatë këtyre ditëve, muajve e viteve që përshkruan kjo pjesë.
shumë shkrime të kësaj pjese janë shkruar me ndjenjë për të qarë, e ato të tjera thjesht nuk kam qarë por nuk kam pas ndjenjë tjetër. por, konsideroj që të gjitha shkrimet e kësaj pjese janë të shoqëruara me alkool, e të tilla do të duheshin të ishin edhe përgjatë leximit të tyre.
kjo pjesë është fillimi i imi, me shpresën që të mos jetë edhe fundi im.