nuk ju besoj njerëzvejanë aq të papastër përbrendasa dhe klori nuk i pastrone janë aq të fajshëm për gjithçka që bëjnëjanë dhe fajtorë për krimin që ende jetojnëjanë jomeritor për këtë tokë që i mban.
nuk ju besoj njerëzve që thonë që dinë shumë gjërangase po ata persona nuk dinë gjënë më thelbësoreqë nuk dinë absolutisht asgjëqë është thelbi i artit të jetësfillim i diturisë së vërtetëqë do përfaqësonte iluminizmin e mendjeve tona.
nuk ju besoj meshkujve që një grua për ta përfaqëson gjithçkaqoftë ajo dhe nëna e tyrengase po këta meshkuj janë aq gënjeshtarngase nuk tregojnë për urrejtjen e tyre ndaj naivitetit femërore nuk e kuptojnë sa neveritshëm kundërmojnënë fjalët e tyre për dashuri që janë pjellë e imagjinatës së vonuar.
nuk ju besoj nihilistëve kur më flasin për hiçin e tyrengase harrojnë që çdo gjë ka fillimpor ju besoj në nihilizmin e tyre për fillimin e fillimitnë atë mendim tundues të pa përgjigjepor prapë mbesin parazitë mendimesh pa produktivëqë absorbojnë kot së koti ajrin e pa patentuar.
nuk ju besoj femrave që presin të pëlqehen vetëm për të brendshmene gjatë tërë kohës merakosen për flokët e tyre vezulluesee nuk kanë fare ide se për çfarë duhen nga meshkujtpor janë vetëm qenie ç’hibridizuese që ngjallin neveri ngadongase gënjejnë për veten e tyree duan të duken sikur diçka që kurrë nuk mundohen të jenë.
nuk ju besoj komunistëve kur më flasin për barazi socialengase vetë ata nuk janë të barabartë për të tjerëtpërderisa flasin për këtë barazi.
nuk ju besoj demokratëve kur më flasin për demokraci socialekur vetë ata nuk janë të pëlqyer nga të gjithëe duan të duken zëri i të gjithëve, frymë e të pafrymuarve.
nuk ju besoj filozofëve që flasin shkurtngase dhe vetë ata nuk e kanë idenë se për çfarë po flasinpërderisa s’më japin zgjidhjen e as idenë se kënd po e kopjojnë.
nuk ju besoj shkrimtarëve që shkruajnë drama dashurie të përjetshmekur harrojnë që përjetësia nuk ekziston në dashurinë diçka që është njerëzore e që përfundon së bashku me vdekjen.
nuk ju besoj shkencëtarëve që më flasin për gjëra që vetëm besohenpërderisa kërkojnë arsye e prova në gjithçkae pikërisht bazat empirike e racionaliste i humbin në gjënë më thelbësore.
nuk të besoj as ty që po më lexonngase po të ishe vërtet racionalnuk do e lexoje kurrë këtë poezi mosbesuese,a mundesh të më besosh mua kur as vetës nuk i besoje kur gjithçka që e bëj tingëllon si veprim i një të çmenduri në këmishënë ato këmisha të bardha për të çmendurit që janë të pastër sikurse unë
mos besoni, besoni vetëm në mosbesime ndoshta po atëherë do arrini të më lexoni vërtete pikërisht atëherë do më shikoni me përbuzje ashtu sikurse e shikoj veten,e ndoshta pikërisht atëherë do më kuptoni vërtete do e shihni sa herë kam pasur të drejtënë urrejtjen time ndaj qenieve njerëzore, majmunëve të ngelur në evolucion.
01 gusht 2014