edhe përderisa mendojaqë çdo gjë mundet të marrë fundprapë se prapë vazhdontee vazhdontee më mundonte që gjithçka që mendojaishte e paplotëe unë si individ nuk mundja të gjeja qetësie ti nuk kishe faj,faj kisha unë që jetoja ende e mendoja endemendoja për tye nganjëherë faji ishte pse nuk mendoja për ty,por kush je ti?
edhe përderisa po vazhdoj të pi ende këtue shpirtin po ma kënaq këngae po mendoj për mendtë e marra nga tie po e kujtoj kohën kur vrapojakëndej e andeje kisha jetë të mrekullueshmepa të menduar thellësisht tye po e shoh jetën tani krejtësisht ndrysheduke të menduar për momentin vetëm sipërfaqësishtgjithçka duket vetëm stolisjemashtrim si gjithmonë për mua nga tipor kush je ti?
edhe po,vazhdoj të jetoj e të lundroj në këto ujëra jetësorevazhdoj të mendoj që shpresa diku gjendetpor tani jeta më jep shije më të hidhurpa lidhur ndonjë gjë me ty e me mendimet për tye po pikërisht këtuvazhdoj të pi e të mos ndalemngase nuk ka rëndësi që ti je e që ti shkonende jam i vetëmi vetëm në mendime e i vetëm në jetën timeqë gjithmonë personi më i mirë në jetën timedo të jem unë por tani kush jam unë?
edhe,thuaj që unë jam ai që jam i pakuptimtëthuaj që unë prapë se prapë jam i pavlerëpor të paktën çdo ditë e jetoj në të timene çdo ditë vuaj më shumë në vetminë timeku kam aq shumë personaaq shumë personalitete të miaaq shumë dhimbje në secilinsa dua të bëhem vetë krijues e perënditë krijoj një vetvete të pavuajtshëme ku vuajtja do zhdukej si magjipor atëherë kush do të isha unë?
edhe atëherë kur ëndërrojqë gjithçka po shkon mirëdel diçka që prish gjithçkangase zogjtë cicërojnë që të më kthejnë në realitete asgjë nuk do të ketë më kuptimngase as ëndrrat nuk mundem të dëshiroj të më bëhen realitete nuk mundem të guxoj të mendojqë buzëqeshja mundet të jetë e përhershmesi një rregull i pashkruarpo këta janë të vetmit rregulla që zbatohenngase shkelja e tyre nuk po sjell pasojae po pësoj nga çdo gjë që po më del përpara.
edhekur duket që graviteti si forcë fizike më ndalkur duket që kufijtë gjeografik si forcë politike më ndalinkur duket që njerëzit na cenojnë të drejtën e lirisëedhe kur duket që jam i vetëm në gjithçkaprapë se prapë jetojngase jeta është e vetmja gjë që më është dhënë falase vetmja gjë nuk kërkon kompensime të gjitha gjërat e tjera m’u dhënën pasi luftova për tombijetova në çdo luftë për ato gjërapor prapë se prapë një njeri merr kuptim si e gjithë jeta për nepor a thua kush jam unë që po flas për këtë njeri që nuk e njoh?!
edhenuk ndalohen më edhe-tënuk ndalohen pyetjet për të tjerëtnuk ndalohen dhimbjet brenda nesh për plagët e jetëve tonanuk ndalohen zhurmat në kokën tonë për shkak të mendimeve tonanuk ndalohen krismat në jetët tona për shkak të padrejtësisënuk ndalohen njerëzit e tjerë të mos kenë jetën e tyree nuk ndalohen as poezitë e shkruara me mlleftë krijuara në gjendje jo të kthjellët njerëzoree nuk ndaloj as unë së qari jetën timee tani po filloj pra të kërkoj arsye më të mira për të jetuarpo hajt se bahet mirë.
16 tetor 2014