pi,ngase është e vetmja gjendje e imjaku jam i lumtur e buzëqeshku nuk vajtoj për të kaluarëne ku pushoj në rehatime të tashmen time të neveritshme
pi,ngase nuk kam zgjidhje tjetërpër të urryer veten time,këtë përbindësh që e krijova për kaq shumë kohëe këtë dykëmbësh që çuditemqë ende nuk është i dënuar me varje në publikpër turpinqë ende jetondhe ende ekziston mes qenieve të mrekullueshme njerëzore.
pi,ngase do të çmendesha ndrysheduke menduar çfarë kam bërë unë me veten timeduke menduar çfarë kam bërë unë gjatë gjithë këtyre viteveqë kam përbuzur dhuratën e jetesëse që kam përbuzur dashurinë e njerëzve.
pi,se po du me buzëqeshe me tregu sa bukur është me ndje lumturime tregu që diçka e përkohshmeka vlerë më të madhe se diçka e përhershme,me tregu që për çdo njeri ka shpresë,e ndoshta edhe për mua në fund të tunelitfaturën e së cilës dritë nuk dua ta paguaj me gjakun tim.
pi,se në të vërtetëas vetë nuk e di pse pipor më ka mbetur t’iu gënjejqë të gjej arsye prapë nesër për të pirënjë birrë që të ma kënaq barkunnjë verë që të ma kënaq shpirtine sa më pak raki që të kënaqem në shijen e këtyre tjerave,për besë nuk e di çfarë po them.
pi,ngase nuk ka asgjë më të mrekullueshmeqë të bën të shkruash diçka tënden,e të mendosh që je i dashur nga të tjerët,nënën ja qifshaedhe unë kam nevojë për paksadopakdashuri.
pi,tash po vazhdoj të pi.
05 janar 2017