njeriu,qenie gjykuese subjektiveqë drejtohet drejt një qëllimi objektivi cili nuk arrihet kurrëpërderisa është ëndërr e krijuarnë ëndrrat e çdo gjumi që e bëne nuk arrin kurrë të ndaj irealitetin nga realitetiështë i pavetëdijshëm për vetëdijen e tije ka arsye tërësisht të paarsyeshmeku ekzistenca e tij është tërësisht hiç.

njeriu,kjo qenie e çuditshmeqë e karakterizon veten e saj shoqërishtnë perceptimet e saj subjektivenuk arrin të fus asgjë objektive individualengase asnjëherë nuk niset nga vetjapor gjithnjë është brenda idesë së tjetritnuk ka fare une nuk arrin asnjëherë të mendoj për evoluimin e vetpor gjithnjë dëshiron të revolucionarizohetngase asnjëherë nuk ndjehet komod në lëkurën e vetnë qenien e vete krijuar nga vetë ai por pa qëllim të caktuarngase nuk ka fuqinë të marr veprime të vetaveprime me një cak të caktuarme një arsye të caktuar mbrapa vetes.

njeriu,ky koleksion eshtrashqë lëviz në formë kaotikevepron në formë kaotikee jeton në formë kaotikengase ekzistenca e tij nuk ka një esencëas në formën e të krijuarit diçka të tijpor gjithnjë është tërësisht kafshë shoqërorei uritur për të humbur veten brenda të tjerëvenuk është pjesë përmbajtësore e asgjëas e vetes fundamentalisht,në formë kaotike krijon marrëdhënietë cilat janë pa bazament të arsyeshëm e të ndërsjellëtështë qenie primitiveku individualiteti nuk evoluon faree qëndron në pikën fillestaresi një foshnje që vdes ditën e parë të lindjes së saj.

njeriu,fundërrinë universalee braktisur nga zotat asgardianëe përjashtuar nga bashkëjetesa olimpianeindivid jo i dashur për arsye të krenarisë për të mbajtur kokën lartsi një gjallesë ujore që asnjëherë nuk bën kapërcimin e saj në tokëngase frikësohet prej largimit të zonës së saj komfortenuk arrin kurrë të krijoj mendim më të lartënuk arrin kurrë të krijoj personalitet më të lartëështë e njëjta ndërtesë e krijuar vite më parëqë nuk arrin asnjëherë të jetë e lartësuar mbi të tjerëtose e lartësuar mbi veten e saj të djeshmeku kalimi i ditëve për të nuk përbën asgjë të ndryshmei njëjti person siç ishte kur lindi e kur u udhëzua të jetojtë jetoj sipas mënyrës së mësuarsë mësuar thjesht për të vdekur.

njeriu,kjo krijesë jo meritorenuk e meriton as veten e vetqë i është falur e nuk arrin ta mbaj të gjallëtë gjallë si një individ brenda një shoqërie që gjallëronështë shfrytëzues por asnjëherë krijuesshfrytëzues i trupit të vet por asnjëherë krijues për shoqërinëshfrytëzues i të mirave por asnjëherë krijues i të miraveshfrytëzues i jetës por asnjëherë krijues i sajpretendon krijuesin e vetvetes së vetpor nuk arrin të paktën atë ta shfrytëzojpër të tejkaluar dhe sfidën e radhës që i bie para vetest’iu përgjigjet pyetjeve të veta.

njeriu,a thua vallë pendohen fëmijët e adamit dhe evësqë bën sakrificën sublime të incestit primarqë dhe ne të frymojmë sotpor siç duket nuk ekzistojmë fare.

08 shkurt 2016

pjesa e parë · periudha e dytë