i çuditshëm,më besoni i dukem dhe vetë vetes simepër arsyet më të çuditshme në botëngase nuk arrij të perceptoj diçka të sigurtgjithçka e marr për të çuditshmee arrij në atë fazë sa çmendem i tëri,arrij të i bëhem armik vetësngase nuk arrij të krijoj asgjë të pastër nga vetjae nuk arrij që vetes sime t’i jep kënaqësi me prezencën timee mandej pres të tjerët t’i bindi të më duan,pse ekzistoj kur jam kaq i çuditshëme i urrejtshëmaq sa e urrej dhe vetë gjendjen time të çuditshmeqë është thelbi i unit tim.

i çuditshëm,qëndron dhe vetë definimi mbi të çuditshmensi një koncept i padefinuarpo ashtu dhe si çdo njeri që vërtet jetonngase ende nuk mundet të jetë i definuar tërësishtpor pikërisht këtu qëndron mëkati themelorqë nuk kemi njerëz të padefinuarpër të definuar botënpor kemi njerëz të definuarqë nuk munden të definojnë botënpër arsye të mos jetesës reale të tyre,e urreni deri në atë pikë maksimalesa çdo gjë do matej me përmasa të çuditshmeaq shumë të çuditshmesa dhe vetë të çuditshmes do i dukeshin të çuditshme.

çuditshmërisht,po krijoj diçka mbi mllefin e nervozene papërshkrueshmeqë nuk arrin të definohet assesi ngase më jeton përjetësishtngase më nuk arrin të hiqet si pengesë jetësoree tashti është mbiun i imi,çuditshmërisht brenda meje po krijoj mbinjeriun e nietzschesngase më po dashuroj i vetmuarngase më po urrej i bashkuarngase më po ndjej neveri personalengase më jam vetë unëedhe nëse brenda meje po krijoj një përbindështë paktën ky përbindësh i çuditshëmshpresohet të jetë çuditshmërisht i paçuditshëm.

edhe për ato ditë të çuditshmenë të cilat ndjeja ndjenja të çuditshmeedhe për ato netë të çuditshmenë të cilat shihja ëndrra të çuditshmeedhe për çdo moment të çuditshëmqë çuditërisht e urrej këtë gjendjepo mundohem të jetoje po mundohem të krijoj diçka mbi vetën timee po mundohem e po mundohem të duaedhe pse kjo dashuri e çuditshmepo më vret më së shumti e po më bëhet armikeprapë këtë armike dua ta mbaj afër vetespër aq kohë sa të jem i çuditshëme për aq kohë sa jeta vazhdon e unë frymoj.

03 shkurt 2015

pjesa e parë · periudha e dytë