edhe përbrenda fytyrave të shumtatë cilat na shfaqen si engjëjkinse janë zemra e mirë e shoqërisëe cila është mashtrimi më i madhqë na servohet në pjatën jetësoretë paporositur ku nuk pyetemi për jetët tonae çdo ditë më shumë e më shumëngopemi nga gjithçka që shohim e ndjejmëe po këto ndjenjana bëjmë të jemi të neveritur nga ideja e të ndjerite nuk duam as të jetojmëme këta njerëz të shëndoshëtë vetë konsideruar të shëndoshë,përbrenda këtyre fytyrave gjejmë neverinausea rrnon gjithandej.

brenda një dileme hamletianetë ekzistoj apo të mos ekzistojjeta na merr kuptime të shumtajetesa nuk është vetëm çështje kohe mëështë plotdimensionalee ku do pretendojmë diçka më të lartëpor do strukemi brenda lëkurës tonë frikacakee nuk do luftojmë ndaj tjetritedhe nëse tjetri do të jetë vetë unëpikërisht në momentin triumfal do dorëzoheminuk do e arrijmë qëllimin tonëpyetjen do e lejmë të pa përgjigjure në fund do vrasim vetën për shkak të dilemëse të ekzistoj apo të mos ekzistojdo mbetet vetëm epitat mbi varrin e një të panjohuri.

edhe përbrenda fjalëve të tej mbushura njerëzoregjej dobësi kafshëroreqë rezulton në një naivitet qenësorku ideja e të marrit frymëshndërrohet në diçka jashtë modee cila na kujton që qeniet e ashtuquajtura njerëznuk janë asgjë më shumësesa paraardhës të vetë paraardhësve të tyreparazitë ujorë që nuk arrijnë të shohin qiellin,jemi fundërrinat e jetëve tonamë falni që po e fus dhe vetenpor përderisa po duhet të marr të njëjtin ajër sikurse jupo infektohem gjithashtue shërim gjej vetëm në vetmii vetmuar në çmenduri.

i lindur në kohë lufteu mësova të jetoj për dashuriedhe pse ende mbështes idenë që jeta është luftëe njerëzit lindin me urrejtjeurrejtja i përcjell gjithandejnë jetesë individuale pres vetëm dashuripor nuk na duket askund kjo ndjenjëedhe pse qenien tonë arrijmë ta përkufizojmë në gjë tjetërsidomos ëndërrimtarët që përkufizohen brenda trupit tjetëre nuk kanë trup të vetin e as un të vetinbrenda pseudo-unit të tyre fshehin vetëm mashtrimkopjim për tu bërë sikurse shoqëriatë jemi pjesë e kopesëtë jemi ngjyra e bardhë edhe pse në fakt kjo ngjyrë nuk ekziston.

shoh gjërat që nuk duhen parëe nuk i shoh gjërat që duhen parëtë konsideruara nga vetë të tjerëtpersonazhe të fshehura thellëshoh tek të tjerët vetëm fytyra të rrejshmeshoh ide naive e veçse ëndërrimtareëndrra që mbesin vetëm në gjumëe nuk pretendohen kurrë të realizohene gjithashtu shoh gënjeshtrapikërisht brenda këtyre gënjeshtravetë zbuluara që në fillimshoh gabimin më të madh të zotitqë i krijoi të tjerët ashtu sikurse vetëntë tjerët gënjeshtarë sikurse vetene mua të çmendur prapë sikurse veten.

mendoj gjërat që nuk duhen menduare nuk i mendoj gjërat që duhen menduarprapë të konsideruara nga vetë të tjerëtinteligjencë e krijuar veçse për të tjerëtjemi gjenerata e vetme që po pretendojmëtë bëjmë hapa mbrapa në evolucionpretendojmë të jemi turpi i historisëqë do shkruhet nga vetë nee do mundohemi të mashtrojmë vetenose do vazhdojmë të krijojmë iluzione mbi neiluzione që do rregullojnë gjithçkailuzione që do na e bëjnë jetën më të lehtëpor gjithçka do përfundoj shumë shpejtjeta është e shpejtë edhe e ngadaltë në të njëjtën kohëe vdekja është mbarimi i çdo mendimi tonë primitiv.

jam i rritur rrugëveqë kur isha fëmijë e krijova përgjegjësinëpërgjegjësinë ndaj atij që duhet por kryesorja ndaj vetese për shkak të kësaj përgjegjësie fillova të konsiderohem ndryshenuk isha i njëjtë sikurse të tjerëte nuk pranohesha brenda zemrave të tyre ashtu sikurse duhejpër shkak të kësaj përgjegjësieu ballafaqova me njerëz që kishin plot fytyraderi sa njoha njerëz ashtu sikurse unënjoha të çmendur të tjerëkonsideroheshim të çmendur nga të shëndoshite për mua ata ishin të çmendurngase ishin të gjithë njësojtë paktën ne të gjithë vërtet ishim të çmendur ndryshe.

02 nëntor 2014

pjesa e parë · periudha e dytë