gjithçka është e lejuar në një botë ku askush nuk e ka idenë se çka është vetë jeta. gjithçka është e lejuar në një botë plot njerëz të cilët nuk bëjnë asgjë produktive por thjesht imagjinojnë mbi mos-ekzistencën. gjithçka është e lejuar përderisa jemi vetëm ne njerëzit qenie ekzistenciale inteligjente dhe askush nuk është më lart sesa ne.
dostoevsky thotë që po të mos ekzistonte zoti çdo gjë do të ishte e lejuar. veçse është gjithçka e lejuar!
ndjejmë por në të njëjtën kohë jemi njerëz pa mëshirë. ndjejmë e në të njëjtën kohë gënjejmë mbi këto ndjenja. ndjejmë mbi atë sesi të tregojmë qenie njerëzore, nuk jemi aspak ekzistencialistë. ekzistojmë si trupa fizik jo si qenie humane. mbi atë sesa ndjejmë lejojmë të tjerët të na tregojnë, gjithashtu lejojmë të tjerët dhe të na tregojnë sesi ndjehet. prapë ekzistojmë si trupa fizik por jo si qenie humane.
thuhet që vjedhja më e madhe në botë është ajo e shkrepësve dhe e kimikëve. mendoj ndryshe, që vjedhja më e madhe në botë është vjedhja e personalitetit individual, ajo që na karakterizon të gjithëve si qenie humane. bëhemi pjesë e kopesë, pjesë e shumicës ku më nuk jemi individualët, atëherë karakterizohet tipi ekstrovert i njerëzve, karakterizohet kopeja plot me dele të zeza. jemi pjesë e mendimit të shumicës ku karakterizohet gabimi themelor i gjithçka-je, ndalimi i gjërave në bazë të një ligji të shkruar apo të pashkruar. gjithçka është e lejuar në bazë të dostoevsky-të, gjithçka na lejohet në bazë të asaj që askush nuk është më i lart sesa ne.
arrijmë të përçojmë një ndjesi brenda nesh ku prej asaj ndjesie arrijmë të e quajmë veten njerëz, arrijmë që të tjerëve t’iu themi që ne jemi qenie të pastërta njerëzore. ne jemi qenie të pastërta njerëzore kur brenda nesh nuk ka fare përçim të asaj ndjesie, në përgjithësi brenda nesh jemi vetëm materialisht, kur nuk jemi spiritual jemi qenie e pastër njerëzore. përderisa si qenie arrijmë të jemi të liruar nga gjithçka e jona, atëherë jemi ekzistencial në kuptimin e esencës së vazhduar të përkryer, esencë e cila gjatë tërë kohës vazhdon dhe e përmbush ekzistencën tonë si zot të jetëve tona.
inferioriteti jonë si qenie njerëzore buron nga frika nga e cila më vonë dalin dhe ndjenjat dhe vetë ide-ja e shpirtit. jemi inferior përderisa nuk bëhemi një nivel më lartë psikologjik-fizik, të kemi ndjenjën e të pandjenjave. jemi qenie e atillë që nuk arrijmë nivel më të lartë evolutiv për shkak të këtij inferioritetit, frikës së ndjenjave disa prej të cilave të buruara nga dogmat e tjerat një nivel njerëzor tepër i ulët.
gjithçka që ata nuk e quajnë të lejuar e mbyllin brenda rreshtave të fjalive që i konsiderojnë të shenjta ose ligjore me pretekstin që vdekja vije një ditë. shpjegimi mbi atë se çfarë është vdekja na sjell në gjendjen ku gjithçka veçse është e përfunduar, vdekja është një rrugëkalim për diku tjetër.
epikuri thotë që derisa ne ekzistojmë nuk ka vdekje, kurse kur arrin vdekja, atëherë ne më nuk jemi. vdekja s’është asgjë më tepër sesa mungesa e jetës. jemi krijesa asgjëje!
gjithçka është e lejuar përderisa nuk kemi nevojë për ndjenja, përderisa gjithçka që na rrethon na bën të përçojmë mendime më të shpejta përmes neuroneve tona dhe të arrijmë shkallën e nirvana-s në gjendje të çmendur. jemi, tani jemi ekzistencialistë, ekzistencialistë të epokës së re filozofike.
07 dhjetor 2013