kjo periudhë fillon në ora 2 të mëngjesit kur vendosa prapë të flas palidhje, e përfundon me një dashuri absolute, prapë dashuri me dhimbje, prapë dashuri aq e vërtetë. në këtë periudhë shpreha gjithçka që munda të shprehja, por që ishte aq pak kundrejt asaj që vazhdova të e mbaja përbrenda. në këtë periudhë i tregova vetes mbi aq shumë gjëra që kam përbrenda sikurse dhimbja e dashuria për të gjithë, e për gjithçka që ka ndodhur e vazhdonte të ndodhte, e shprehur në këta rreshta: “ajo, tani më e vjetër, dëshironte të ishte e re prapë, të kthehej mbrapa në kohë, vetëm e vetëm që gabimet e saj t’i përjetonte prapë. nuk ishte e penduar, as për gabimin e të jetuarit.” kjo pjesë përfundoi për të ndryshuar shumë gjëra pas kësaj pjese.
kjo është ndoshta ndër periudhat e pjesës së parë që ka doza të atyre që do të duheshin të ishin shkruar, vetëm me fjalë të tjera, e me ndjenjë tjetër ndaj asaj që tregohej. por u shkrua.