po du me shkru, me ja nis me shkru diçka për gjënë më të rëndësishme. është e çuditshme, pikërisht për të nuk është aq lehtë. pikërisht për të mungojnë fjalët, sepse janë ndjenjat e jemi ne që pasqyrojmë atë. pikërisht për të humbemi, ngase jemi për shkak të saj. e po du me shkru për mallin, po du me shkru për mërzinë, po du me shkru për gjithçka timen, që pasqyrohet brenda këtyre dy koncepteve. po du me shkru për veten, që i bjen po du me shkru për ty, babi im.

po du me tregu që çdo gjë e imja është shkaktar i dashurisë ndaj teje, po du me tregu që të du më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë ngase konsideroj që nuk kam ndonjë gjë tjetër përveç atyre që më fale ti e je shkaktar ti, e rreth tyre rrumbullaksohem unë. në çdo etapë të jetës sime konsideroj që jam rritur falë ndikimit tënd e falë dashurisë tënde të pakrahasueshme ndaj meje e ndaj idesë që duhet të jem vetja, e u bëra vetja duke të dashur ty, babi im i dashur, babai më i mirë në botë. me këtë rrugë, i dashur baba, arrita të krijoj veten time, e arrita të të adhuroj, të të dua e tani të ndjej mallin për mosprezencën tënde e prezencën tënde ta ndjej ngado.

çdo mëngjes është i ndikuar nga ti, çdo mesditë është e ndikuar nga ti, çdo mbrëmje është e ndikuar nga ti, ti je ngado. çdo lëvizje e imja është si i biri yt, çdo ndjenjë e imja është si i biri yt, çdo frymëmarrje jam ti, dua të jem më shumë sesa i biri yt, dua të jem ti, dua të jem emri im i mesëm e aspak unë, por vetëm ti, e kështu mbeta unë, krijova unin tim të çuditshëm. çdo gllënjkë e birrave më kujton ty, vetëm në ato momente jam vetja, e ndjej aq shumë mallin për ty babi im.

po shkruaj, edhe pse ti nuk do e lexosh e do ja lexoj vetës për çdo ditë, ashtu si të kujtoj e qaj babai im.

edhe një shkrim tjetër duke u ankuar, duke u ankuar për mungesën tënde tani, e në çdo shkrim ku ankohem gjithnjë për veten, je ti ngase ti je forca ime, je arsyeja e dashurisë sime për të jetuar. një ditë do të vdes, për tu bashkuar me ty, në asgjë i dashur babai im që parajsa është në tokë me ty, e ferri pa ty, ose unë jam asgjë pa ty.

26 maj 2017

pjesa e parë · periudha e tretë