ndoshta një ditë gjendja do të ndryshojgjendja do të ndryshoj në gjithçkae ndoshta do të jemi më të mirë sesa sot.
ndoshta një ditëdo mësohemi të mos gënjejmëe do mësohemi të jetojmë së bashkue do e shohim jetën më ndryshee do fillojmë të punojmë për të mirën e të gjithëvee ndoshta do mësohemi të mos e urrejmë tjetrinvetëm pse është ndryshe nga nee do e heqim idenë që kemi të drejtë në gjithçkae do e heqim idenë që e zotërojmë të vërtet absolute,a thua vallë a e kemi menduar patentimin e saj?
ndoshta një ditënuk do flas për një ditë tjetërpor atë ditë do e shijoj në gjithçkae nuk do ëndërrojmë me syhapurngase e kam problemin e të harruarit ëndrratpor do jemi vetë ndryshimie ndoshta atë ditë do jetojmë ashtu si na ka hije,vetëm a thua vallë sa është e gjatë ajo hije?
ndoshta një ditënjerëzit nuk do flasin për njëri-tjetrinpor do flasin mbi gjëra më të mëdhanuk flas për elefantëpor po flas për ide,ide që të na e ndryshojnë jetën për të mirëe po atë ditë do arrijmë të arrijmë vetveten tonëe po atë vetvete do e bëjmë krijesën më të mrekullueshme të jetës tonë,a thua vallë a ekziston frika e të rënit në dashuri mandej me veten?
ndoshta një ditënjerëzit do kenë mirësinë që të buzëqeshine të mos sjellin veçse negativitet brenda tavolinës së kafese cila nuk shfrytëzohet tani për asgjë tjetërpërveç idesë së të diskutuarit pallavrae për këtë arsye qëndrojmë si majmunë nëpër grilae nuk arrijmë ta kapërcejmë murin tonë vetë mashtruese vetvetja jonë është absurdi më i madh i jetës tonëe për fat të keq i lutemi fatit që fare nuk ekzistonpor prapë se prapë e lejmë vetën tonë në duar të lutjesa thua vallë kush e man regjistrin e këtyre lutjeve?
ndoshta një ditënuk do jemi parazitë sociale kuptojeni si të doni por e urrej amebënndoshta vetëm për ata që e ka veçse një veçoripor asgjë më tjetër si produktivee ju o ameba me përmasa gjigandebëhuni shumëqelizorë, ja vlen më besonie do largohemi nga të qenurit tepricaa thua vallë kush i pastron këto mbeturina mbi tokë?
ndoshta një ditëedhe ti oj mrekulli që më bën të dal kundër vetesdo të jesh e imjae po atë ditë do arrijmë që të dy të jemi ndryshimet për njëri-tjetrine të dy do e kuptojmë se universi është i vogël për nee po atë dashuri ta konkretizojmë në jetët tonae do më japësh dorën e besnikërisëmë beso do të të dua përjetëe për mua do të jesh vrima e zezëqë më tërheq me gjithçka që kam brenda vetese do të futem brenda hiçit tënd që për mua do të jetë gjithçkaa thua vallë do të bëhet kjo ëndërr realitet?
ndoshta një ditënuk do të jenë ditët e njëjtae ndoshta atë ditëdo të shkruaj për rrugëtimin e këtyre ditëve të gjata.
27 prill 2014