kjo përmbledhje e shkrimeve të mia është përmbledhje e shkrimeve prej dhjetorit të vitit 2013 [eseja “gjithçka është e lejuar”] e më tutje. më çuditshëm nuk ka sesi të hapet kjo përmbledhje e shkrimeve të mia. nuk ka asgjë më të çuditshme për mua sesa mënyra si e gjej veten në shkrimet e mia, prej një fëmiu që nuk di asgjë tek një fëmi i cili mendon që di diçka, deri tek një person që dashuron, një person që ka aq shumë ndjenja jo të duhura për tu shprehur në një shkrim të tij.

tërë këto shkrime janë gjaku im. në një mënyrë, çdo shkrim i shkruar këtu është i shkruar me gjakun tim, me atë që jam unë. e gjaku im nga dhjetori 2013 gjendet në këto shkrime.

në fund të çdonjërit nga shkrimet e gjeni datën kur është shkruar ai shkrim. do të jetë përvojë e bukur të shihni dallimet kohore, e mua në mes të atyre shkrimeve.

për të shkruar diçka

krejt këto shkrime të mia jam unë, i tëri unë dhe i shkruar për së vërteti për atë që e mendoja dhe e ndjenja në çdonjërin nga momentet që vendosa të shkruaj diçka.

shkrimet janë të renditura në formë kronologjike dhe të ndara në pjesë dhe periudha, periudha kohore. dallimet mes periudhave tregojnë aq shumë për mua, për atë që e ndjeva unë, e për atë që nuk e ndjeja unë në ato periudha kohore, se çfarë më mungonte mua. e dallimet mes periudhave përveç që gjendet të shkruara, janë edhe lehtë për tu gjetur në mes tërë atyre rreshtave të tërë atyre shkrimeve që i shkrova, disa që nuk do të duhej të ishin shkruar, e disa që fillova të besoj që ndoshta do të duhej të shkruhen, e për të mbërritur në shkrime që duhet të shkruhen.

kjo përmbledhje, që nuk po di si ta quaj ndryshe pos shkarravinat e mia, jam unë. me kalimin e kohës jam rrit prej shkrimit të parë deri tek ai i fundit. më këto shkrime munden me lind shumë pyetje, për secilën nga to, e sidomos për disa nga to. janë disa shkrime të mia shumë personale, shkrime që tregojnë gjithçka timen, e shkrime të cilat më së shumti i kanë dhënë fuqi emrit të pjesës që i përkasin brenda këtij dokumenti.

në këto shkrime gjenden ndjenja jo të bukura për t’i ndjerë, po gjen fuqi, shumë të madhe për të jetuar. në këto shkrime gjen egërsi, gjen urrejtje, por më së shumti gjen dashuri njerëzore, e në këto shkrime fshehëm unë.

në këto shkrime të mia asgjë nuk duhet të merret në formë absolute, ndjenja është më e bukur se aq. jo çdo shkrim tek shkrimet që nuk do të duhej të ishin shkruar nuk do të duhej të ishte shkruar, e jo çdo shkrim tek ato që ndoshta do të duhej të ishin shkruar do të duhej të ishin shkruar. çdonjëra nga ato ndjenja është e vërtetë, por e vërteta është më e madhe se aq. e shkrimet e çdonjërës nga pjesëve të kësaj përmbledhje le të merret edhe si shkrim në vete, pa i takuar asnjë pjese e periudhe, për të e kuptuar ndjenjën e momentin që unë e kam pasur për të e shkruar atë shkrim timin.

poezitë janë ndjenja aq të vërteta të miat, të shkruara në formën e vetmisë që e kam ndjerë duke i shkruar ato, shumica nga ato, duke qenë i vetëm e duke ndjerë gjithçka. e kah fundi arrita të shkruaja për poezitë në të cilat nuk ndjehesha i vetëm. e tregimet janë të shkruara për arsyen e ndjenjës për të ikur nga realiteti. e shkrimet në përgjithësi janë përzierje e çdo ndjenje time, ashtu siç edhe shihet në çdonjërën nga to. përzierje e një numri aq të madh të ndjenjave të pa-përzieshme.

përmbledhja e shkrimeve të mia është edhe kërkim-falje e imja ndaj njerëzimit që kam vendosur të shkruaj edhe unë.

kjo përmbledhje e shkrimeve të mia është njohja ime ndaj vetes, e është pasqyrimi i ditëve të mia, e është pasqyrim i asaj që e kam për çdo moment në vete.

çdo shkrim këtu është i njëjtë me njëri-tjetrin, vetëm i kam ndërruar vendet e shkronjave, e kam përdorur një mënyrë tjetër për të e treguar thelbin e njëjtë, për të treguar mbi mua, mbi atë që jam, mbi atë që dua të jem e mbi atë që kam qenë deri më tani. shkrimet këtu janë aq shumë të bazuara në kujtimet e mia, në atë që më bën të besoj që jam i vetëdijshëm, e duhet prapë se prapë të e ruaj çdonjërin nga këto shkrime që tregojnë për mua, mos-qofsha unë.