rrugëve të qytetit tim shoh shumë njerëzqë nuk kanë fare identitet e mendime,e janë askush në një botë e cila kërkon dikëe nuk arrijnë të perceptojnë vetveten.
rrugëve të qytetit tim shoh njerëz e kafshë,shoh të çmendur që rrezikojnë jetët tona,shoh njerëz jo të çmendur që janë dhe më të çmendurse vetë të çmendurit e ju bëjnë konkurrencë atyre,shoh policë të cilët duhet të arrestohentë arrestohen nga vetë policia për veprimet e tyre,shoh femra të cilat nuk munden ta identifikojnëas vetë gjininë e tyre e shiten si hermafroditëe në të njëjtën kohë mundohen të duken seksualetë duken seksuale femëroree gjithashtu në këto raste nuk janë ajo gjëja thelbësorenuk janë njerëz,shoh lypsarë që kërkojnë gjatë gjithë kohës parae më besoni po ata lypsarë kanë para në xhep më shumë se ne,shoh të rinj që mendojnë se janë të rriturpor besoni në bazë të veprimeve të tyreata ende janë fëmijë,shoh bankierë të veshur në kostum e me kravatëtë cilët nuk e meritojnë të jenë as pastrues,shoh zyrtarë të cilët mendojnë se janë të rëndësishëmpor vlera e tyre është e barabartë me një lypsari cili dhe nuk e meriton të krahasohet me këta zyrtarë,shoh kafeteri të mbushura plote të qeshurat e mëdha dëgjohen ngadoa thua kanë aq shumë gjëra sa për të qeshur kaq shumë,shoh shumë njerëz që nuk e meritojnë të jetojnëpor prapë është e paligjshme që ata të bëjnë vetëvrasje!,shoh të paditur që dëshirojnë të duken të diturpor dituria nuk fitohet në dukje e as nuk blihet me para,shoh përfaqësues të dashurisë që mbjellin urrejtjee këtë urrejtje na e kurorëzojnë në formën e vdekjes,shoh mësimdhënës të cilët dhurojnë vetëm injorancëe na vlerësojnë në bazë të injorancës së paditurisëpër vetë diturinë tonë që nuk gjendet askund,shoh persona vizionarë të cilët nuk e kanë as vizionin e qartëtë paktën as se ku janë zebrat që ta kalojnë rrugëne nuk kanë vizion as se si ta proklamojnë shpirtin e tyre vizionar,shoh edukues që na edukojnë se si të mbesim të paditur,shoh të shenjtëruar që vetëm ëndërrojnë e kurrë nuk veprojnë,shoh mashtrues që nuk kanë faj që ne mashtrojmë vetveten,shoh persona me zemër të ngrirë që bëhen kinse e duan verën,shoh artistë që nuk e njohin së pari as artin e të jetuarit,e shoh njerëz që fare nuk jetojnë e që janë kufoma të gjalla.
rrugëve të qytetit tim neveritem gjatë gjithë kohëspor prapë marr energji ngase të shoh ty,por prapë a je njeri apo jombetet dilema e fundit e ditës simese a të kam parë vërtetapo vetëm po pres që dikur të shoh dikë që vërtet ia vlen.
18–20 mars 2014