në këtë periudhë po filloj të mos e urrej dhimbjen që jeton brenda meje. e po vazhdoj të shkruaj më lehtë për këtë dhimbje. ndoshta, po e kuptoj veten më mirë, ose të paktën po filloj të e bëj atë.
e në këtë periudhë po vazhdoj të ndjej aq bukur dashurinë që e mësova më parë. në këtë periudhë po shkruaj në formë shumë më të lirë, për gjithçka që po e ndjej e po dua të e ndjej ende.
kjo periudhë është shumë e vërtetë, e është për të pasur ende periudha të tilla, e për të ndryshuar akoma më shumë periudha. kjo periudhë, po që është periudhë e jetës sime të çuditshme!