fluturojmë. fluturojmë të vetëm e së bashku ndaj të panjohurës, ndaj çdo gjë aty larg që duket dritë ndaj errësirës së vetmisë së përjetshme, e errësirë ndaj dritës që nuk na lejon të shohim për së qarti të mirën që është aty. fluturojmë ndaj të panjohurës që fshihet nën veshjen e njohjes së vërtetë, të bukurisë dhe fluturojmë ndaj të panjohurës që nuk na bëhet asnjëherë e njohur. fluturojmë ndaj gjërave të bukura, por edhe atyre që nuk duken aq të bukura në momentin që i njohim. fluturojmë, e nuk ndalemi së fluturuari.
krahë hapur. krahë hapur e presim lindjen, rritjen, fjalët e para dhe të qarat e të qeshurat e para. krahë hapur presim rrahjen e parë, përqafimet e para, puthjet e para, shikimet e dashurisë së para, e edhe shikimet e urrejtjes që na ndodhin në këtë jetë. krahë hapur i presim të panjohurat e para, presim braktisjen dhe vetminë, e presim vdekjen e të qenurit asgjë. krahë hapur, presim për të mos qenë kaq krahë hapur një ditë. krahë hapur presim për të mos pritur një ditë. e krahë hapur, vazhdojmë të qëndrojmë të tillë.
buzëqeshje. buzëqeshje i fala personit të parë, e të dytë, të tretë e të katërt e edhe të fundit që e pash sot, e që e pash edhe dje, e për çdo ditë. buzëqeshje i fala çdokujt përpos vetes që harrova të e shihja në pasqyrë, e të e ndjeja në errësirë. e buzëqeshje, po i kërkoj tani vetes, e shpresoj të mos jetë vonë.
fluturojmë, krahë hapur e të buzëqeshur, me shpresën përbrenda që të qëndrojmë të tillë.
ai, qëndronte i ulur aty, i vetëm e duke shikuar natyrën, e duke dashur të kuptonte përtej gjithçka që ishte për të u parë. e ai, qëndronte i ulur aty, i vetëm e kujtonte vitet e shumta të jetës së tij, që i kaloi duke qarë, bërtitur, duke vrarë, duke u ndjerë i braktisur, i vetmuar, e besonte, e në fund e kuptoi që do të vdiste e gjithçka ishte veçse një gënjeshtër e madhe. e ai buzëqeshi, krahë hapur e pritu gjithçka, ngase e kuptoi që thjesht do të fluturonte në përjetësinë që kishte asgjë.
ai, kujtoi vitet e jetës së tij që i kaloi në mënyrën më të çuditshme të mundshme, duke bërë atë që donte ai, e atë që donte të e shihte tek të tjerët.
qajmë. qajmë ngase vimë në këtë jetë pa na pyetur dikush se çfarë duam të bëjmë, e na gjuajnë për të qenë të lirë, por të mos e përjetuar asnjëherë lirinë që na premtohet. e qajmë, ngase në fund të ditës është e vetmja zgjidhje e duhur kundrejt gjithçka që nuk ëshë e duhur në jetën tonë, e qajmë ngase e di që do të qajmë prapë.
buzëqeshim. buzëqeshim ngase jemi të vetëm, e kështu na mbetet vetja për të buzëqeshur. buzëqeshim se kujtojmë momente kur kemi buzëqeshur pa kujtuar moment tjetër, e duke e dashur vetë atë moment. sa të pikëlluar që jemi. por buzëqeshim ngase na duhet të buzëqeshim, e vazhdojmë të buzëqeshim ngase nuk duam të bëjmë diçka tjetër përpos të buzëqeshim.
qetësia. e lumtur që e kreu edhe këtë ditë. ajo, sapo hapi derën e shtëpisë, u ul dhe filloi të merrte frymë ngadalë, e të e donte pak qetësi për veten e saj, nga vetja e saj. dëshironte të i dhuronte diçka vetës, e çfarë është më e bukur se qetësia për të. u ul, e kujtoi se çfarë dëshironte aq shumë kur ishte e vogël, e me çfarë i duhej të përballej tani. e kuptoi sa gjërat kishin ndryshuar, e sa pak po dinte për gjërat përreth saj. e kjo nuk e frikësoi, pasi e kuptoi që prapë nesër do të duhej të ekzistonte. e nuk kishte arsye përse të frikësohej nga diçka që nuk do të ishte aty, diçka që ishte përtej saj. e ajo, buzëqeshi, piu një gotë verë, dhe filloi të lexonte një tregim që e bënte të ikte nga realiteti, që ishte aq i vërtetë. për një moment, vendosi të ikte, e të buzëqeshte, e të ishte e qetë.
të nesërmen, duke e përjetuar realitetin, sado të vërtetë, ajo prapë buzëqeshi, dhe ishte e qetë.
ikje. ikim nga gjithçka që na vie në këtë jetë, e njohur dhe e panjohur, e dashur dhe jo e dashur, e dhimbshme dhe jo e dhimbshme, e ikim nga ne dhe nga mungesa e jonë. ikim për të mos qenë, por ikim edhe që një ditë të mos ikim më.
ai, i ulur dhe i vetëm aty buzëqeshi për tërë ato jetë që kishte përcjellë në jetën e tij. kujtoi sa personi ka ardhur e ka shkuar, u lind e vdiq, ishte e nuk ishte më, por ky ishte aty, ashtu siç do të duhej të ishte, i vetëm, tërësisht i vetëm, i vërtetë dhe sadopak, ndoshta i lirë.
02 tetor 2019