pjesa e dytë · 2019 · 3 shkrime

kjo periudhë një-ditore e ka krijuar mendimin dhe nevojën për të i ndarë edhe të gjitha shkrimet e mia në dy pjesë. përmes kësaj pjese fillova të ndjej ndjenjat që do të duhej të i kisha ndjerë që moti, por që i gjeta e po i ndjej, e në këtë pjesë i shkrova shkrimet që do të duhej të i kisha shkruar shumë kohë më parë, për të mos pasur vetëm shkrime që nuk do të duheshin të ishin shkruar. kjo periudhë tregon dashuri, të vërtetë e pa dhimbje. kjo e bën aq të ndryshme nga pjesa e parë, e periudhat e saj. më ndryshon aq shumë mua. kjo periudhë tregon jetë, e mundësi për të mos vdekur. e kjo periudhë ka buzëqeshje, e kjo periudhë më bëri të besoj që filloi diçka tjetër në mua. kjo periudhë është e bukur, tërësisht e bukur.

kjo periudhë është e shkruar, e shkruar me arsyen për të vazhduar që të ketë periudha të tilla.

  1. 48 gjithçka për të buzëqeshur poezi · 2019
  2. 49 të dashurosh poezi · 2019
  3. 50 ajo dhe vetëvrasja poezi · 2019