këto ishin shkrimet e mia deri më tani përgjatë viteve 2013-2022. nuk kam shkruar më. për çdo ditë e ndjej nevojën për të shkruar. do shkruaj prapë.

i tillë jam unë, ashtu siç më gjen në çdonjërën nga shkrimet që tregohet në këtë përmbledhje. jo edhe aq shumë urrejtje mbaj brenda vetes, por jo edhe aq pak dashuri. më shumë se aq jam unë.

i kam quajtur shkarravina, por shpresoj që do të kenë më shumë vlerë se aq.